Djali i Erdoganit nën hetim për pastrim parash në Itali

Drejtësia italiane, ka nisur hetimet për djalin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

35 vjeçari Bilal Erdogan hetohet për pastrim parash, pas deklaratës së kundërshtarit politik të presidentit Erdogan, ku ai akuzohet për shumën e parave që posedon në shtetin italian.

Për shkak të hetimit nuk dihet shuma e parave të transferuara, por i riu Erdogan, ka deklaruar, se është i pafajshëm ndaj akuzës.

Erdogan gushtin e kaluar ka qenë në një nga qytetet veriore italiane si pasojë e një skandali të madh korrupsioni, në të cilën ai ishte në mesin e të përfshirëve.

Presidenti Erdogan hodhi poshtë çështjen në atë kohë si një përpjekje të fabrikuar për të diskredituar atë dhe rrethin e tij të brendshëm.

Shumë kanë spekuluar se ai u largua nga vendi për t’i shpëtuar akuzave të mundshme, por ai mohon duke deklaruar se shkoi në Itali me gruan dhe fëmijët e tij thjesht për të ndjekur doktoraturën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button