Sot pritet publikimi i vlersimit nga BE dhe SHBA

Vlerësimi i BE-së dhe SHBA-së për atë nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 24 prill duhet të kumtohet sot, njofton MIA.

Fillimisht ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, paralajmëruan se vlerësimi për zgjedhjet do të publikohet më 19 apo 20 shkurt.

Dje nga Ambasada e SHBA-së dhe Delegacioni i BE-së theksuan se anulimi është me kërkesë të liderëve të partive politike.

Euroambasadori Aivo Orav, gjatë kësaj jave duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve deklaroi se janë duke e vlerësuar situatën në tri sfera për përgatitje për zgjedhjet dhe atë KSHZ dhe Listën zgjedhore, lidhur me personelin e KSHZ-së dhe revizionin e Listës zgjedhore, së dyti mediumet-raportimi i balancuar dhe marrëveshja e katër partive për mediumet, ndarja ndërmjet shtetit dhe partive, si dhe presionet dhe kërcënimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button