Filmi për refugjatët fiton në Festivalin e Berlinit

“Fuocoammare (Zjarr në det)”, një dokumentar për krizën e refugjatëve në detin Mesdhe, në ishullin italian Lampedusa, ka marr çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Berlin, që është mbajtur të shtunën.

“Zjarr në det” me regji të Gianfranco Rosit fitoi çmimin Ariu i Artë, raporton Reuters.

Rosi, pas marrjes së çmimit ka thënë se ky është një përkushtim për ata që kanë rrezikuar jetën e tyre për të ikur nga lufta dhe pronat e tyre, transmeton Koha.net.

“Tani të gjitha mendimet e mia shkojnë për njerëzit që kanë arritur në Lampedusa, në udhëtimin e tyre të shpresës. Këtë çmim iu dedikoj njerëzve në Lampedusa, të cilët gjithmonë kanë qenë gjithmonë të hapur t’i pranojnë njerëzit që arrinin atje”.

Çmimin e Madh të Jurisë ‘Ariun e Argjend’ e fitoi filmi “Smrt u Sarajevu (Vdekja në Sarajevë)” me regji të Danis Tanoviq.

Ndërsa çmimi për regjinë më të mirë i takoi francezes Mia Hansen-Love për filmin e saj “L’Avenir”.

Aktori më e mirë në Festivalin e Berlinit u zgjodh Majd Mastoura për rolin e tij në filmin tunizian “Inhebbek Hedi”, përderisa Trine Dyrholm rrëmbeu çmimin për aktoren më të mirë në filmin danez “Kollektivet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button