SHBA, të shtënat “rastësore” u marrin jetën 7 personave

Një akt dhune, me pasojë 7 të vrarë, ka tronditur qytetin e vogël e të qetë Kalamazoo të Michiganit, ku një person i armatosur hapi zjarr pa ndonjë objektiv të përcaktuar, duke goditur njerëzit, në ato që duken si të shtëna rastësore, transmeton Top Channel.

Pesë nga viktimat e gjestit ekstrem ishin duke ngrënë në një restorant; dy të tjerë ishin në një koncesionar makinash. Mes të vdekurve thuhet të jetë dhe një fëmijë 8 vjeç.

Rindërtimet fillestare të ngjarjes tregojnë një lidhje mes serisë së sulmeve dhe disa të shtënave të mëhershme në një park automjetesh, ku një grua mbeti e plagosur rëndë.

Një 45-vjeçar u shoqërua në polici dhe, sipas forcave të rendit, tani publikut nuk i kanoset më asnjë kërcënim. I ndaluari nuk bëri rezistencë kur efektivët iu afruan, ndërsa në makinën e tij policia gjeti armë.

“Ishin vrasje me shënjestra rastësore”, deklaroi zëvendëssherifi i zonës, Paul Matyas, që e përshkroi episodin si “makthin më të keq të mundshëm”. I dyshuari po merret në pyetje dhe hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar motivin e aktit tronditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button