Siri, milicitë e mbështetura nga SHBA marrin impiantin e gazit

Milicitë kurdo-siriane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, kanë marrë nën kontroll këtë të shtunë një impiant të rëndësishëm gazi në lindje të Sirisë, transmeton Top Channel.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Burime nga terreni kanë deklaruar se milicitë kanë zaptuar edhe një qytezë strategjike mes Irakut dhe Sirisë, prej kohësh në duart e ISIS.

Mbështetja nga Pentagoni e grupeve kurdo-siriane ka përplasur së fundmi Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë.

Kjo, pasi administrata amerikane i konsideron këto grupime si pjesë e opozitës së moderuar siriane, ndërsa Ankaraja i akuzon për sulmin e fundit terrorist të ndodhur në kryeqytetin turk, ku humbën jetën 28 vetë.

Pak ditë më parë, presidenti turk Recep Tayip Erdogan deklaroi se do ta diskutonte çështjen me homologun amerikan Barack Obama, në një bisedë telefonike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button