Durguti shkëlqën në Sharm El Sheikh

Tenisti shqiptar Besir Durguti ka arritur të fitojë dhe pikën e dytë në ATP, pasi që të mërkurën ka fituar tenistin ukrainas Sergiy Sergiienko me rezultat 2:0, në setin e parë 7-6, (8:6 në “tie break”) dhe setin e dytë 6-0.

Durguti po merr pjesë në ATP turneun që po zhvillohet në Egjipt në Sharm El Sheikh, tani do të ketë dhe sfidën e radhës kur do të luajë kundër bartësit të parë, egjiptianit Sherif Sabry.

Suksesi i Durgutit ka vazhduar edhe në dyshe, i cili së bashku me Tomislav Jotovskin kanë eliminuar rusët Yan Sabanin dhe Andrei Soltoianu. Në meçin e radhës e që është i vlefshëm për ¼ e finales, Durguti dhe  Jotovski do të luajnë kundër bartësve të tretë, austriakut Gabril Diara dhe Hassan Ndayishimiye nga Burundi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button