Rabotniçki e filloi sezonin pranveror me fitore

Pas pothuajse tre muajve pushim, sot janë rikthyer emocionet në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë në futboll, pasi Rabotniçki dhe Mlladost Carev Dvor kanë hapur sezonin pranveror me ndeshjen e parë të javës së 19-të.

Rabotniçki e ka mundur Mlladostin me rezultatin 2:1. Një ndërhyrje e palejuar në zonën e rreptësisë ndaj Suad Sahitit në minutën e 23-të, i dha mundësinë që Marjan Altiparmovski të kalojë në epërsi Rabotniçkin, ndersa vetëm tre minuta më vonë Sebastijan Herera ngriti epërsinë në 2:0.

Golin e nderit për Mlladostin e shënoi strugani Ardit Shaqiri në minutën e 71-të. Rabotniçki me këtë fitore është ngjitur në pozitën e tretë me 27 pikë të grumbulluara.

Kampionati vazhdon të dielën me ndeshjet: Shkupi – Metalurg, Shkëndija – Horizont T, Vardari – Renova, Sileksi – Bregallnica, të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00. /Portab /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button