Liria nuk i lëshon radhën askujt, kampion shteti edhe në U23

Klubi i mundjes Liria nuk ka të ndalur, vetëm brenda shtatë ditëve ka marrë dy tituj kampion të Maqedonisë. Pasi javën e kaluar u shpall kampion zgjedhor në konkurrencën e seniorëve, sot mundësit shkupjan u shpallën kampion edhe në Kampionatin zgjedhor për U23, ku në konkurrencë ekipore fitoi gjithsej 32 pikë, para Ballkanecit me dy pikë më pak.

Individualisht, në fund Liria fitoi tri kishte tre kampion: Elmedin Sejfullahu (57 kg), Raif Kamberi (61 kg) dhe Abdulfeta Osmani (65 kg). Ne vendin e dytë u radhitën Adem Adem në kategorinë deri më 96 kg, ndërsa në pozitën e tretë: Samir Rexhepi (57 kg), Irfan Rexhallari dhe Amir Rexhepi (61 kg), Isuf Sahiti (86 kg) si dhe Burhan Ismaili (125 kg). Fitorja e KM Liria do të ishte edhe më e madhe, nëse Riad Rexhepi nuk do te diskualifikohej nga ana e organizatorit, për arsye te cilat i dinë vetëm ata, edhe pse me plot meritë kishte siguruar kualifikim në finale.

Pas përfundimit të garave dhe shpalljes kampion është prononcuar edhe kryetari i klubit KM Liria Betim Vrenezi i cili mes tjerash ka falënderuar të gjithë ata që po e ndihmojnë këtë ekip në arritjen e sukseseve të mëdha në mundje, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

“Faleminderit kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, Ministër i Ekonomisë, Bekim Neziri, Altin Maliqi Norik Selimi, të gjithë gazetarëve që na ndjekin hap pas hapi dhe faleminderit të gjithëve që po na përkrahni, me të vetmin qëllim, për rininë tonë, për fëmijët tanë, që të jenë ambasador të shtetit, duke mos i lënë ata të sillen rrugëve me kushtet që i kemi. Ky le të jetë vetëm fillimi, pasi ne nuk ndalemi këtu dhe synimi ynë është shumë më i lartë. Jam i sigurt që do të dëshmojmë me kohë se qëllimi ynë ka qenë rinia e shëndoshë, me mendje të shëndoshe dhe trup të shëndoshë. Ky urim le të arrijë deri te të gjithë prindërit dhe sponsoret, që po na ndihmojnë në mënyrë të pa rezervë”, ka përfunduar kryetari i KM Liria, Betim Vrenezi.

Pas këtij titulli KM Liria përqendrohet në një kampionat dhe titull tjetër. Të shtunën e ardhshme, në Shkup do të organizohet Kampionati Zgjedhor për junior, ku pa dyshim se shkupjanët janë favorit absolut dhe pret fitore tjetër. /Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button