Turqi, fate tronditëse të fëmijëve sirianë pa prindër

Sirianët të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre nga shkaku i luftës në vend, kanë gjetur strehim në Turqi, mirëpo brenga e tyre për të afërmit që kanë lënë pas vazhdon të jetë përditshmëri e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumica nga ata nuk mund fare të vendosin kontakt me të afërmit në vendlindjen e tyre të përfshirë nga lufta.

Fatma Hasan Salih (25) ka braktisur Sirinë bashkë me gjashtë fëmijët e saj, dhe nuk ka asnjë informacion për fatin e burrit i cili ka mbatur atje. Ajo një vit më herët arriti në qarkun Reyhanli, më konkretisht në qytetin Hatay, dhe siç tha për AA, në Siri i kanë mbetur pjesëtarët e tjerë të familjes.

Lufta ja ka shkatërruar jetën e saj të lumtur, thotë jo. Fatma ka ikur nga Humsi dhe siç tregon, në luftë ka humbur shumë familjarë dhe miq. “Sulmet të cilat ndodhnin nga çdo anë, bënë që të humb farefisin dhe miqtë. Nuk kam informacione për gjendjen e burrit tim, nëse është i gjallë apo i vdekur. Sa isha shtatzënë, më është dashur të gjej strehim në Turqi. Burri im akoma nuk ka parë fëmijën tonë që është katër muajsh” rrëfen Fatma.

Fati i njëjtë kishte gjetur edhe vëllezërit Juhvani (12) dhe Ahmed Seyid Ritar (4) nga Humsi të cilët Sirinë e kanë braktisur dy vjet më parë bashkë me gjyshin dhe gjyshen.

Që nga atëherë nuk kanë shikuar prindërit. Janë përmalluar shumë, thonë ata.
Gjyshja Fatma Ritar, thotë se nuk kanë asnjë informacion për të birin dhe bashkëshorten e tij.
“Kur u intensifikuan sulmet u detyruam të braktisim shtëpitë. Këtu ku jemi kujdesemi për të vegjlit mirëpo brenga ime më e madhe janë i biri dhe bashkëshortja e tij. Nuk kemi asnjë kontakt me ta” tha Fatma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button