Arabia Saudite dërgon ndihma për sirianët në Turqi

Një grup saudit ka dërguar 21 kamionë me ndihma humanitare për refugjatët sirianë të cilët janë të strehuar në Turqi, raporton Anadiolu Agency (AA).

Në një prononcim për Anadolu Agency në kampin e refugjatëve Elbeyli, kreu i fushatës saudite “Ndihmë për vëllezërit tanë në Siri” Khaled al-Salama, tha se në kuadër të fushatës humanitare ata kanë sjellë 60,000 batanije dhe 30,000 pallto, organizmi i së cilës është bërë bashkë me drejtorinë turke për Emergjenca dhe Fatkeqësi (AFAD).

Kampi në Elbeyli aktualisht është shtëpi për rreth 24,000 refugjatë sirianë.

Salama tha se ky grup deri më sot ka dërguar rreth 450,000 batanije, 300,000 pallto, një milion triko dhe 150,000 veshmbathje për femra.

Salama falënderoi Turqinë për përpjekjet e saj për t’iu ardhur në ndihmë sirianëve. Ai ka shtuar se Arabia Saudite dhe Turqia do të vazhdojnë aktivitetet për të ndihmuar “vëllezërit sirianë”. Turqia ka akomoduar mbi 2.5 milionë refugjatë për çka deri më sot ka shpenzuar nëntë miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button