BE: Hiqni dorë nga dhuna

Bashkimi Evropian thotë se dje përsëri është parë “obstruksion në punën e Kuvendit, i dëmshëm për jetën institucionale dhe për shtetasit e Kosovës”.

Në kumtesën e mbrëmshme të BE-së bëhet thirrje për heqje dorë nga dhuna në çfarëdo forme dhe nga çdokush dhe për kthim të dialogut, i bazuar në parimet e qeverisë demokratike dhe opozitës demokartike, që funksionojnë brenda institucionit demokratik.

Bashkimi Evropian konsideron se “të gjitha palët duhet të përmbahen nga përdorimi i retorikës nxitëse, që vetëm e thellon ndarjen dhe dialogun e bënë më të vështirë.

Deklarata e BE-së përfundon me konstatimin se “qëllimet politike duhet të arrihen nëpërmjet procesit demokratik, në interes të popullit të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button