Grindje shkaku i fëmijëve

Pas raporteve të mëhershme se çifti është në prag të shkurorëzimit, janë paraqitur thashethemet e reja dhe këtë herë për atë se Kunis dhe Kutcher janë nën presion sepse duhet të kenë edhe një fëmijë tjetër

Edhe pse aktorët Mila Kunis dhe Ashton Kutcher tashmë kanë një vajzë, të cilën e kanë emëruar Wyatt, me të cilën kënaqen duke e kaluar kohën e lirë të tyre, kanë filluar mospajtimet. Pasi të gjithë kishin shokuar kur ishin martuar në mënyrë të fshehtë, tani raportohet se çifti ka filluar grindjet rreth asaj nëse duhet të kenë edhe një fëmijë tjetër.

Pas raporteve të mëhershme se çifti është në prag të shkurorëzimit, janë paraqitur thashethemet e reja dhe këtë herë për atë se Kunis dhe Kutcher janë nën presion sepse duhet të kenë edhe një fëmijë tjetër. Thuhet se çifti është në grindje të vazhdueshme, pasi Ashton vazhdimisht i bën presion asaj që të kenë edhe një fëmijë. Mediet amerikane raportojnë se Ashtion dëshiron që sa më shpejtë të kenë edhe një fëmijë tjetër, por Kunis dëshiron që të presin edhe paksa, sepse shtatzëninë e parë e ka përjetuar shumë më rëndë se sa që kishte menduar.

Ndërsa raportet se Mila ka kërkuar shkurorëzim nga Ashton pasi ishte raportuar se ai e ka tradhtuar me një masazheve, bukuroshja i ka mohuar, duke thënë se është ngopur duke përgënjeshtruar vazhdimisht thashethemet rreth tyre. Ajo ka shtuar se Ashton është plotësisht besnik dhe nuk ka marrë kurrfarë shërbimesh seksuale nga masazherja në Los Anxhelos, transmeton Zeri.info

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button