Përsëri godet Fatlum Zhuta, fiton edhe një meç

Bosksieri shqiptar nga Maqedonia, Fatlum Zhuta i cili ka vazhduar karrierën e tij profesionale në SHBA, më konkretisht në Alaska, kishte dhe një paraqitje të suksesshme, kësaj radhe duke mundur me nokaut amerikanin Greg McCoy. Dueli Zhuta McCoy është zhvilluar në kategorinë super të mesme 74kg. Kjo ishte edhe një luftë shumë e rëndësishme për boksierin nga Veleshta e Strugës i cili po tregon se është afër të arrij synimin e tij, shumë shpejt ti afrohet luftës për titull bote.

Ndeshja është zhvilluar në Rhode Island, ndërsa një numër i madh i shikuesve kishin ardhur për të përcjellë luftën e “Golden Albanian Boy”, i cili ka mahnitur të gjithë njohësit e boksit në SHBA.

Fatlmi shumë mirë e kishte filluar luftën, duke dominuar që nga raundi i parë, ndërsa që gjithçka të jetë në përsosshmëri, ai dha gjithë forcën e tij në raundin e tretë kur edhe nokautoi kundërshtarin.

Fatlum Zhuta duke i dhënë goditje kundërshtarit
Fatlum Zhuta duke i dhënë goditje kundërshtarit

Tani Fatlumi ka një rekord tjetër, gjashtë fitore dhe të gjitha me nokaut, ndërsa ka vetëm një barazim (6-0-1 (6KO)), por në Boxrec ka të regjistruara tri fitore dhe një barazim (3KO), pasi që Alaska nuk ka federatë profesionistësh.

“Kam treguar boks shumë të mirë dhe e kam përfunduar meçin që në rundin e tretë. Sigurisht se në boks nuk ka luftëra të lehta dhe kundërshtarë të dobët, sidomos në boksin profesionist. Por punën që po e bëjë me ekipin tim, më ka bërë që të kem një fillim shumë të mbarë dhe me fitore që i kam mbyllur me KO”, ka thënë Zhuta i cili ka falënderuar ekipin tim CES boxing promotion, menaxherin tim Bill McDonald dhe trejneret David Carey dhe Bret Summer.

Zhuta do të vazhdojë tani për pak javë të pushojë dhe shumë shpejt do ti kthehet palestrës dhe stërvitjeve, pasi në muajin maj e pret lufta e radhës, ndërsa në këtë paraqitje ka shanse që të ketë luftë për ndonjë titull, por që deri tani nuk ka asgjë konkrete, përveq se është caktuar 12 maji si datë e meçit të radhës. /Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button