Veljanoski: Në Kuvendin e Maqedonisë flitet shqip

Faktori shqiptar në Maqedoni përbën rol kyc në integrimin dhe stabilitetin e shtetit të Maqedonisë. Këtë mendim të përbashkët ndanë së bashku Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe homologu maqedonas, Trajko Veljanoski gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë.

“Ne shohim me prioritet marrdhëniet me Maqedoinë dhe falë faktorit shqiptar atje që është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për Maqedoninë dhe rajonin. Dhe absolutisith roli i faktorit shqiptar në Maqedoni mbetet kyc dhe pozitiv për stabilitetin e integrimin e Maqedonisë dhe besoj se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit do ndihmojë akoma më shumë në këtë drejtim”, u shpreh Meta.

Fjalët e Metës i mbështeti dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

“Këtë doja të shprehja dhe unë, mendoj se pjestarët e bashkisë shqiptare dhe ata të etnive të tjera janë me rëndësi në vend, dhe shteti maqedonas ka kontribut të madh në marrëdhëniet ndëretnike”.

Sa i përket integrimit të Maqedonisë dhe rolit të Shqipërisë në këtë cështje, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë siguroi se “po të ishte në dorë të Shqipërisë, Maqedonia do të ishte vend anëtar i NATO s’mund të themi i Bashkimit Europian se nuk jemi ende për vete. Maqedonia gëzon gjtihë mbështetjen e Shqipërisë prej dy dekadash dhe do vijojë ta gëzojë këtë mbështetje”.
Nga ana e tij, kryeparlamentari maqedonas ka vlerësuar ftesën e bërë që sipas tij, dëshmon, një rrugë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve. “Mundësi që të shprehim gatishmëri për vazhdimin e raportit pozitiv, ndërkohë që sukseset e ndërsjella të jenë shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë si kryetar i Kuvendit, kolegut tim Meta, para kohe ia urova marrjen e statusit kandidat në BE, sepse mendoj se kjo është një gjë e merituar”, tha ai.
I pyetur rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Kuvendin e Maqedonisë, Veljanoski garantoi se deputetët dhe ministrat shqiptarë mund të flasin shqip.

“Deputetët të flasin shqip dhe ministrat mund të flasin shqip, nuk ka pengesa”.

I pyetur rreth reformës administrative dhe nëse cenohen pakicat etnike nga ndarja e re, Meta garantoi se me reformën e re administrative nuk do të cënohet në asnjë mënyrë përfaqësimi i pakicave në vendin tonë. “Synojmë zbatimin e një reforme të vonuar prej kohësh, atë territoriale dhe administrative, pasi ndarja ekzistuese është mjaft e vjetër dhe jo funksionale, dhe jo në përputhje me kriteret e BE për zhvillimin e rajoneve, edhe për të përfituar prej programeve të ndryshme. Kam ndjekur mediat dhe ka pasur shqetësime edhe nga zëvëndësi i Kuvendit, zoti Dule për këtë cështje, se mos një reformë e tillë do të dëmtojë përfaqësimin e pakicave në vend, nuk është në asnjë mënyrë qëllimi i kësaj reforme. Synimi është t’i përafrohemi standardeve evropiane edhe në ndarjen administrative dhe territoriale, reformë gjithpërfshirese dhe për këtë është kërkuar asistenca me e mirë e BE”, tha Meta. (d.b/BalkanWeb)

*****************************************************************************

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski mbërrin sot në Tiranë për një vizitë dy ditore me ftesë të kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Sipas axhendes në orën 09.00 ai do të pritet në Kryesinë e Kuvendit nga ana e kreut të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryetari i Republikës së Maqedonisë,z. Trajko Veljanoski do të takohet me krerët më të larta të vendit, Zëvendëskryeministrin,z. Niko Peleshi dhe Ministrin e Jashtëm z. Ditmir Bushati. Pas takimit dy homologët do të kenë një prononcim të përbashkët për mediat.

Lajme të ngjashme

Back to top button