Franca, ultimatum emigrantëve në Kalais: Largohuni ose ju dëbojmë!

Mijëra emigrantë të cilët jetojnë në një kamp në qytetin-port të Kalais në Francë, i njohur ndryshe si “Xhungla e Francës”, janë urdhëruar të largohen, ndryshe do të dëbohen, njofton TCH.

Ata duhet të largohen deri të martën në ora 20:00 sipas kohës lokale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se do të përdoret dhuna në rast se emigrantët refuzojnë të ikin.

Zona ku është ky kamp është shndërruar në një qendër kulturore për emigrantët. Aty ka dyqane, shkollë dhe hapësirë për të kryer ritet fetare.

Autoritetet duan ta kthejnë gjendjen siç ka qenë në këtë pjesë duke e “zhdukur” këtë kamp.

Sipas të dhënave zyrtare, thuhet se nga ky vendim i shtetit francez pritet që të preken rreth 1 mijë emigrantë, por vullnetarët në terren flasin për një shifër dyfish më të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button