Aksident në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, lëndohen 6 persona

Dje pasdite rreth orës 17:20 minuta në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në urën e lumit Vratniçka ka ndodhur aksident ku janë të përfshirë tre automjete: “Yugo”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.I. 40-vjeç nga Rogaceva,  “Mercedes” me targa të Kosovës, i drejtuar nga M.L (40) nga Kosova dhe  autobusi “Man” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 58-vjeçari B.H nga Gostivari, njofton SPB-Tetovë.

Në aksident, bashkudhëtarja në “Yugo”, S.I (33) nga Rogaçeva ka marr lëndime të rënda, dhe pas ndihmës në spitalin e Tetovës është transferuar urgjentisht në klinikën e Shkupit. Përveç S.I, janë lënduar edhe dy shoferët e automjeteve dhe tre pasagjerë të “Mercedes”.

Katër nga të plagosurit janë liruar nga spitali, ndërsa një bashkudhëtare në makinën “Mercedes” është mbajtur për vëzhgim të mëtutjeshëm.

Me autorizimin e prokurorit publik është bërë inspektimi në vendin e ngjarjes për të përcaktuar arsyen dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksident, në të cilin dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 100 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button