A ka drejtësi sociale në Maqedoni?! 40% e popullatës marrin rroga minimale

Dallimi i madh mes të varfërve dhe të pasurve në rrogat e tyre, dallimi gjinor në punë sa i përket marrjes së rrogave, kushtet minimale në vendet e punës, bëjnë vendin, sipas analistëve, që të mos ketë drejtësi sociale. Papunësia e madhe ndikon edhe në shpërnguljen e të rinjve nga vendi, kështu tregojnë hulumtimet e fondacionit Fridrih Ebert. Milan Zhivkoviq, nga ky fondacion, thotë se rrugëdalja e vetme nga kjo gjendje, është përpilimi i një strategjie të përgjithshme ku do të përfshihej drejtësia sociale në çdo sferë, njofton TV21.

Kryetari i sindikatave të hekurudhave të Maqedonisë thotë se në vend punëtorët nuk respektohen në tregun i punës.

“Në kohët e sotme në Maqedoni punëtori gjendet në pozitë vërtet të vështirë ekonomike. Që do të thotë në kushte të papunësisë së madhe ai numër i vogël i njerëzve të cilët punojnë, me rrogë mezi po mbërrijnë deri në mes të muajit, e mos të flasim për një muaj të tërë”, tha Marjan Ristevski, kryetar i Sindikatës së Hekurudhave.

Ndërkaq, anëtarja e Platformës Kundër Varfërisë, Biljana Dukovska, thotë se varfëria në Maqedoni çdo ditë e më tepër po zmadhohet.

Ndryshe, 70 për qind nga popullata e Maqedonisë marrin më pak se rroga minimale, kjo bën që standardi i Maqedonisë  të jetë i ulët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button