Vdes Umberto Eco

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare shkrimtari dhe filozofi italian, Umberto Eco, i njohur me novelën e tij “Emri i trëndafilit”.

Eco ka lindur në Alessandria të Italisë Veriore në vitin 1932, transmeton Klan Kosova.

Familja e tij u shpreh se ai vdiq të premtën në shtëpinë e tij, mirëpo nuk janë dhënë detaje të tjera.

“Emri i trëndafilit” është bërë edhe film në vitin 1989 me aktroin skocez, Sean Connery.

Eco, gjithashtu ka shkruar edhe libra për fëmijë dhe kritika letrare.

Ai njëherë shkroi se “librat gjithmonë flasim për libra të tjerë, dhe çdo libër tregon një histori që tashmë është thënë”.

“Unë jam filozof”.

“Unë shkruaj novela vetëm në fundjavë”, ishte shprehur Eco.

Eco gjithashtu kishte themeluar Departamentin e Komunikimit në Univeristetin e San Marinos në vitin 1980.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button