Shkup, qytetarët bllokojnë rrugën e Plastikave

Rruga e njohur tek Plastikat, është bllokuar nga ana e policisë sepse dhjetra qytetarë kanë dalur të protestojnë kundër aksionit të EVN-së për ndërprejen e energjisë elektrike.

Në momentin kur EVN ua ka ndërprerë rrymën elektrike nëpër disa shtëpi, pronarët bashkë me familjet dhe fqinjt e kanë bllokuar rrugën kryesore. Rreth një orë komunikacioni është realizuar në kahje të kundërt dhe nëpërmjet rrugës së Plastikave nuk ka pasur mundësi të qarkulluar.

Nga MPB njoftojnë se protesta është e qetë dhe nuk janë evidentuar incidente. Kjo nuk është hera e parë që qytetarë të pakënaqur nga EVN-ja për ndërprerrjen e energjisë elektrike bllokojnë rrugë nëpër disa pjesë të qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button