Vrau 39-vjeçarin për motive të dobëta, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë të dyshuarin si autor të ngjarjes së Shkozës, ku një 39-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prehës.

Uniformat blu të kryeqytetit arrestuan 29-vjeçarin Ergest Zhupani, pasi nga hetimet paraprake besohet të ketë qenë ai që ka goditur viktimin 39-vjeçarin A. Lico mbrëmjen e së premtes.

“Arrestimi i tij u bë sepse më 19 shkurt, në orën 22.00, në rrugën ‘Shemsie Haka’, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prehës në kraharor, shtetasin A. Lico, 39-vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së marrë”, thuhet në raportin e policisë.

Nga të dhënat e para, autori mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kryer krimin, ndërsa më pas është larguar në këmbë, duke përfituar edhe nga errësira, mirëpo policia arriti ta prangos mëngjesin e sotëm, transmeton TCH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button