E-ditarët hutues, disa herë japin mesazhin e njëjtë!

Mesazhet e E -ditarit hutojnë prindërit dhe nxënësit, nga java në javë, përsëriten mesazhet e njejëta me të dhëna të përsëritura, thonë prindërit.

‘Gati tre javë me radhë më arrijnë mesazhe të njejta, dhe krijojnë huti. Për shëmbull javën e parë mora mesazhin se vajza ime ka dy mungesa të arsyeshme dhe dy të paarsyeshme, si dhe disa nota të mjaftueshme. Pastaj i njejti mesazh vetëm me datë tjetër më vjen në vazhdimësi. Isha në shkollë e pash ditarin dhe vajza ime përvec atyre mungesave nuk ka tjera, ndërsa kështu sipas mesazheve del se ka gjashtë mungesa. Fillimisht qortova vajzën, por pastaj e pash që nuk qëndron problemi tek ajo por te ditari elektronik. Tash, një herë tjetrër jo vetëm vajza ime por secili fëmijë mund të manipulojë duke thënë se mesazhet përsëriten dhe kështu me radhë’ tha F.D prind.

‘Ndodhin keqkuptime në shtëpi për shkak të problemeve me mesazhet e ditarit, unë si nxënëse e shkëlqyeshme kisha një mungesë pa arsye për shkak të vonesës në shkollë, dhe kjo përsëritej në mesazhet e babit cdo ditë, dhe filluan të më qortojnë, për një mungesë që u shumëzua me katër’ tha Jeta Jashari, nxënësve në SH.M.Q.SH ‘Marija Kiri Sklodovska’

Këtë e konfirmojnë edhe vetë profesorët.

‘Është e vërtetë, kemi ankesa nga nxënësit dhe vetë prindërit të cilët shpesh telefonojnë dhe pyesin se si qënron suksesi i tyre. Më shumë ankohen ata që kanë nota të dobëta, për shëmbull nëse fëmija ka një njësh, aty nga përsëritja e mesazheve u dalin tre nota të dobëta. Por, nuk është vetëm ky problemi i E-ditarëve, ata vazhdojnë të jenë të ngadalshëm dhe të na marrin shumë kohë gjatë evidentimit’ tha Vedat Mustafa, profesor në SH.M.Q.SH ‘Marija Kiri Sklodovska’./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button