De Mistura: Negociatat e paqes për Sirinë nuk do të vazhdojnë javën e ardhshme

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura deklaroi se negociatat e paqes nuk do të vazhdojnë më 25 shkurt në Gjenevë, ashtu siç ishte planifikuar në fillim, raporton Anadolu Agency (AA).

De Mistura në intervistën për një gazetë suedeze tha se është joreale të pritet që në afat aq të shkurtër të gjitha palët në konfliktin sirian sërish të mblidhen në një tryezë. Por, ai theksoi se ekziston dëshirë e madhe që kjo sa më parë të ndodhë.

De Mistura pezulloi negociatat e paqes më 5 shkurt për shkak të dallimeve të mëdha në qëndrimet e të dyja palëve, të cilat janë nga shkaku i bombardimeve dhe ndërmarrjes së aksioneve ushtarake në terren.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button