Nga bombardimet ruse janë goditur 27 qendra shëndetësore në Siri

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka publikuar raportin të quajtur “Masakra e Groznit” në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga Rusia në Siri dhe me atë se ka goditur 27 qendra të shëndetësisë që nga 30 shtatori, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin të përgatitur në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut të Rusisë në Siri thuhet se: “Rusia nga goja e të dërguarit në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), ministrit të Punëve të Jashtme dhe disa zyrtarëve përsërit se në Siri, Rusia dhe forcat pro Bashar Asadit nuk janë duke kryer krim lufte. Tregon se me anë të fotografive dhe emrave fals të cilat nuk janë të popullit sirian, bëhet një propagandë përmes medias nga ana e armiqve të saj. Kjo përkon me mbrojtjet e regjimit të cilat i bën që nga marsi i vitit 2011”.

Në raport u theksua se ekipi i SNHR-së është takuar me misionin rus në qendrën e tyre të përhershme në New York, ku është kërkuar që të merren me seriozitet raportet ku tregojnë se forcat ruse kryejnë krime lufte dhe të niset hetim në lidhje me këtë. Gjithashtu u tërhoq vëmendja në atë se në fushë kanë hyrë armë dhe avionë të cilët nuk kanë hyrë para 30 shtatorit 2015.

Në raport theksohet se kjo gjendje nuk mund të mohohet nga Rusia, si arsye është treguar se opozitarët sirianë dhe organizata terroriste DAESH nuk kanë automjete dhe pajisje ushtarake të këtij lloji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button