Çfarë thotë Pacolli për krizën e Kuvendit sot

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës.
“Çfarë shtetrrethimi vetëm dy ditë pas festës së përvjetorit të Pavarësisë.

Sot në Kuvendin e Kosovës e patë si kaloi rezoluta me interes kombëtar që dënon dhunën juridike të Serbisë ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së. Rezoluta kaloi, por jo në mënyrë dinjitoze, madje munguan votat e Opozitës, dhunshëm u ndërpre seanca. Sërish gaz, sërish dhunë, imazh i keq që po dërgojmë nga Kosova”, ka thënë Pacolli

“Betejë në mes të oborreve, po qytetari me hallet e veta ku mbeti?”, ka pyetur më pas ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button