Apple tërhiqet nga “Error 53”

Apple ka shprehur keqardhjen për klientët e iPhone, të cilët janë prekur nga “Error 5”, dhe do të zgjidhë këtë problem.

Disa përdoruesve, të cilët kanë rregulluar iPhone në palët e treta që nuk kanë qënë të autorizuara nga Apple, nuk u ka punuar më pajisja, dhe kjo pasi janë bllokuar nga vetë kompania.

Më herët, Apple kishte thënë se ky gabim ishte “një masë sigurie”, për të parandaluar transaksione antiligjore. Tashmë, kompani ka bërë një përditësim programi për të rregulluar këtë gabim.

Në një deklaratë, Apple thotë se Error 53 ndodhi kur pajisja dështonte me testin e standardeve të sigurisë, që janë krijuar për skanerin e gjurmëve Touch ID. “Ne kërkojmë falje për çdo shqetësim, ajo është projektuar për të qënë jnë test kyç dhe nuk ka pasur si qëllim të prekë konsumatorin. Klientët të cilët kanë paguar për këtë shërbim në pajisjet e tyre duhet të kontaktojnë me AppleCare për rimbursimin”, thuhet në deklaratën e Apple.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button