Egjipt, një fëmijë 4 vjeç dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar një fëmijë 4 vjeç me burgim të përjetshëm për vrasje të kryera që kur ishte 1 vjeç!

Ahmed Mansour Karmi nuk ishte në gjykatë të martën kur u dënua me 4 akuza për vrasje, 8 për vrasje në tentativë, 1 shkatërrim prone dhe 1 tjetër për kërcënimin e ushtarëve dhe policëve – të gjitha këto para se të mbushte 2 vjeç, transmeton Syri.net

Ahmed ishte një nga 115 të pandehurit, të cilëve iu dha burgim i përjetshëm në të njëjtën kohë në Kajron perëndimore, për krime të kryera në fillim të vitit 2014.

Avokati i tij, Saisal al-Sayde, tha për mediat se emri i fëmijës ishte shtuar gabimisht në listë, por gjykata nuk ia kishte kaluar çertifikatën e tij të lindjes, gjyqtarit për të provuar se kishte lindur në vitin 2012.

Avokati tha se “se çerfitikata e vogëlushit ishte paraqitur pasi forcat shtetërore të sigurisë e kishin shtuar emrin në listën e të akuzuarve dhe kur çështja u transferua në gjykatën ushtarake, fëmija u dënua në mungesë në seancën që pasoi.”

“Kjo provon që gjyqtari nuk e ka lexuar rastin”.

Një tjetër avokat tha se ky vendim tregoi që “nuk ka drejtësi në Egjipt. Shkallët egjiptiane të drejtësisë nuk janë të kthyeshme. Nuk ka arsyetim. Egjipti është çmendur, është duke u drejtuar nga një bandë lunatikësh.”

Egjipti ka qënë i sunduar nga një diktaturë ushtarake nën Presidencën e Abdel Fatah al-Sisi pas rrëzimit të Mohammed Morsi në zgjedhjet e 2013-ës.

Afro 40 mijë mbështetës të opozitës janë në burg për shkak të mospajtimit me qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button