Zbulohet plani për dërgimin e vullnetarëve në Mars (VIDEO)

Një kompani jofitimprurëse holandeze ka zbuluar detajet e para, përreth misionit të saj në Mars. 

“Mars One” tha se ka marrë me qira sistemin “Lockheed Martin Space” dhe “Surrey Satellite Technology” për të dizanjuar satelitin, të cilin kanë për qëllim që ta lëshojnë brenda katër vjetëve të ardhshëm. 

Misioni robotik në planetin e kuq, do të realizohet në janar të 2018-ës, dy vjet më vonë nga koha që ishte planifikuar. 

Projekti i kësaj kompanie ngjason me atë të NASA-s të vitit 2007,  të quajtur “Phoenix lander”. Sipas “CBS News”, projekti aktual do të kushtojë 250 mijë dollarë. 

“Mars One” pagoi “Surrei Satellite” rreth 60 mijë dollarë, për të dizanjuar stacionin e parë, që do të përshkruajë satelitin në misionin e tij të parë. 

Një roje burgu, një nënë e cila i mëson fëmijët e saj në shtëpi si dhe një komedia, i dalë në pension, janë personat e parë në grupin e 200 mijë të tjerëve, të cilët kanë aplikuar për të qenë kolonistët e parë në Mars./Shekulli

https://i2.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images16/roboti%201.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images16/roboti%203.jpg?w=708

https://i0.wp.com/www.shekulli.com.al/website/images/images16/roboti%202.jpg?w=708

Lajme të ngjashme

Back to top button