Shkollat e Tetovës vazhdojnë të mbajnë emra nga koha e komunizmit

Shkollat që gravitojnë në Komunën e Tetovës akoma vazhdojnë të mbajnë emra nga periudha e komunizmit, ministri i arsimit she shkencave Abdilaqim Ademi arsyetohet me faktin se as asnjë këshill mësimor i shkollave të mesme nuk ka drejtuar kërkesë në Këshillin e komunës apo në Ministri të Arsimit për ndërrimin e merave të shkollave në fjalë. Edhe kreu i këshillit të komunës së Tetovës Hisen Xhemaili konfirmon për Alsat M se deri tek këshilli komunal nuk ka arritur asnjë kërkesë për ndërrim të emrave të shkollave.

Përndryshe në Tetovë disa shkolla të mesme edhe më tej vazhdojnë të mbajnë emrat e heronjëve të periudhës së Komunizmit, si Nikolla Shtejn, Mosha Pijade, Gjoçe Stojçeski etjerë. Problemi me emrat e shkollave, nuk qëndron vetëm në Tetovë. Një problem i ngjashëm, vazhdon edhe më tej të jetë prezent edhe në komunën e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button