UNICEF: Gjysmë milionë fëmijë janë të prekur nga konfliktet në lindje të Ukrainës

Mbi 500 mijë fëmijë janë të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga përleshjet në lindje të Ukrainës, flasin të dhënat e Fondit për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF), raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e UNICEF-it për Ukrainën, Giovanna Barberis, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të sigurojnë qasje të papenguar të ndihmës humanitare për fëmijët të cilët jetojnë në varfëri. Sipas saj, përleshjet prekin rreth 580.000 fëmijë.

Barberis theksoi më tej se mbi 200.000 të rinj kanë nevojë për trajtim psikologjik, duke rikujtuar se luftimet kanë hyrë në vitin e tretë dukë lënë gjurmë të pashlyeshme tek mijëra të rinj. “Nëse vazhdojnë luftimet, këta të mitur do të kenë nevojë si për ndihmë psiqike, ashtu edhe për fizike” tha Barberis.

Në raportin e UNICEF-it thuhet se deri më tani ndihmë kanë pranuar 46.000 të mitur.

Është bërë furnizimi me ujë të pijshëm për rreth 1,6 milionë njerëz, për 164.000 persona janë siguruar mjete higjienike dhe për rreth 200.000 fëmijë janë siguruar pajisje shkollore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button