Ganë, të paktën 53 të vdekur nga aksidenti rrugor

Përplasja e një autobusi pasagjerësh me një kamion në shtetin perëndimor të Afrikës, Ganë, jetën e kanë humbur të paktën 53 persona ndërsa 23 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i policisë rajonale Maxwell Atingane, njoftoi se si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion, i cili ishte nisur nga qyteti i dytë për nga madhësia në vend, Kumasi në qytezën veriore Tamale, humbën jetën 53 persona ndërsa u plagosën 23 të tjerë.

Të plagosurit janë transferuar në spitalet përreth, ndërsa janë ngritur hetime në lidhje me aksidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button