Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë nismat për shpërbërjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme i hodhi poshtë nismat e kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov dhe Todor Petrov për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Gjykata, siç sqarojnë që atje, nuk hyn në atë nëse Vendimi është kushtetues ose jo, nuk e analizon nga aspekti kushtetues, duke vlerësuar se kjo ka të bëjë me Kuvend konkret, dhe jo me kuvendet në përgjithësi si institucione të organeve shtetërore dhe për këto shkaqe janë përjashtuar iniciativat.

Gjykata nuk hyri në vendosjen meritore për Vendimin, pasi që nuk është kompetent për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve konkrete dhe të veçanta, njofton MIA.

Vendimi për përjashtimin e nismave është sjellë me shumicë votash të gjykatësve.

Në seancën kuvendore të mbajtur më 18 janar të vitit 2016 është sjellë Vendim për shpërbërjen e Kuvendit të RM-së.

Në nenin 1 është theksuar se Kuvendi i RM-së po shpërbëhet, ndërsa në nenin 2 se ky Vendim hyn në fuqi me ditën e publikimit në Gazetën zyrtare të RM-së (21 janar 2016), ndërsa do të zbatohet nga 24 shkurti i vitit 2016.

Trajanov në kumtesën e sotme në media thekson se Parlamenti më 18.01.2016 solli Vendim për shpërbërjen e tij, por në vend se nëse hyri në fuqi menjëherë dhe zbatohen zgjedhje në afat prej 60 ditëve, zbatimi është anuluar të hyjë në fuqi më 24 shkurt, gjegjësisht 60 ditë para ditës së zgjedhjeve më 24 prill, për kur vetëm parimisht janë caktuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Data nuk është e sigurt pasi që paraprakisht është kushtëzuar me obligime të tjera të cilat duhet të zbatohen në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos, ndërsa prej këtu mund të dalë edhe një datë tjetër e prolonguar për mbajtjen e zgjedhjeve, derisa nuk plotësohen të gjitha kushtet”, thuhet në kumtesën e Trajanovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button