“Shkupi 2014”, 50 milion euro për fasada me stil barok

LSDM-ja opozitare ka akuzuar Gruevskin për 50 milion euro të planifikuara për ndërtimin e godinave të stilit barok. Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mancçevski këto investime i ka konsideruar si gjenocid ndaj qytetarëve të Shkupit, njofton Alsat M.

“Ish kryeministri Nikolla Gruevski vazhdom me gjenocidin ndaj qytetarëve të tij. Deri më tani ka harxhuar rreth 630 milion euro për “Shkupin 2014” dhe tani ka deklaruar se do të shpenzojë 35 milion euro për ndërtesë të re të Bankës Popullore. Çdo vit nëpërmjet Qytetit të Shkupit harxhohen miliona euro për fasada të stilit barok. Vetëm këtë vit në Shkup do të harxhohen 5,4 milion euro për fasada barok. Këto janë para të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, sepse burojnë nga buxheti qendror”, deklaroi Damjan Mancevski, Nënkryetar i LSDM-së.

Reagimi i LSDM-së ardhi pas propozimit që në këshillin e Qytetit të Shkupit të diksutohet për ndërtimin e fasadave në stilin barok të disa objekteve dhe ndërtesave në bulevardet në qendër të Shkupit. Deri më tani për ndërtimin e fasadave të stilit barok janë harxhuar mbi 10 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button