Këshilli penal, refuzon kërkesat e Janevës

Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 i refuzoi katër ankesat e para të Katica Janevës, me çka përfundimisht konfirmohet se Mile Janakievski, Edmond Temelko dhe dy persona tjerë do të mbrohen në liri derisa zgjatë hetimi për rastin “Titanik”, njofton Alsat M.

“Këshilli penal i përbërë nga tre gjykatës për çdo lëndë veç e veç lidhur me ankesën e Prokurorisë ku si anëtarë të këshillit marrin pjesë të gjithë gjykatësit nga njësia e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit, solli vendim sipas të cilit ankesat e prokurorisë…për personat E.T, M.J, M.P dhe K.M refuzohen si të pabaza ndërsa vendimi i gjykatësit me procedurë paraprake konfirmohet”, njoftojnë nga Këshilli Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button