Shqipëri – Maqedoni do të luhet në Shkodër

Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë nikoqire ku do të zhvillohet takimi i kombëtares së Shqipërisë përballë Reprezentacionit të Maqedonisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka vendosur që përfaqësuesja shqiptare në xhiron e parë të jetë nikoqir i Maqedonisë në stadiumin “Loro Boriçi”, i cili për momentin po rikonstruohet. Pikërisht për këtë ndeshje do të lëshohet në përdorim stadiumi i ri, i cili ka kapacitet prej 20 mijë ulëse.

Nga FIFA është caktuar që ky duel të luhet në ora 20.45, por është lënë e hapur mundësia për ndonjë ndryshim eventual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button