Tekst që e kundërshton vetëveten

FireShot Capture 98 - Media.mk_ - http___media.mk_article_147875_ska 11

[Skandal: Intervistë e Zaevit për një ueb-faqe pornografike!]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni përpiqet që ta zhvlerësojë dhe ta nënçmojë medien për të cilën ka dhënë intervistë lideri i opozitës, ndërsa naga ana tjetër citon pjesë nga intervista të cilat i konsideron interesante. Qëllimi është që media të prezantohet si fushë e sigurtë për t’u paraqitur lideri i opozitës, duke e lidhur në mënyrë të pabazë me pjesëmarrjen e tij në një televizion me koncesion nacional.

MediaLinku deri te artikulli origjinal: Intervistë e Zaevit për një ueb-faqe pornografike

Data dhe koha e publikimit: 14.02.2016

Data e recensionit: 16.02.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

KONTRADIKTË

Teksti është kontradiktor, për shkak se në të, së pari shprehen dyshime për vërtetësinë e intervistës, e pastaj ai hiqet me konstatimin se, “intervista është e vërtetë, për shkak se e transmetojnë të ashtuquajturat ueb-faqe sorosoide”.

Zaevi fitoi mundësinë që të shprehet dhe të bëhet i lavdishëm, dhe dha intervistë për ueb-faqen pornografike Dokaz, e cila, kryesisht publikon tekste dhe tituj me përmbajtje të thellë erotike, spekulative dhe me fotomontazhe, kështu që nuk është e sigurt se a ekziston kjo intervistë e Zoran Zaevit, apo është pjesë e traditave të kësaj ueb-faqeje pornografike. Mirëpo, pasi që pjesë të kësaj interviste kanë transmetuar edhe ueb-faqet e tjera sorosoide, sipas të gjitha gjasave, Zaevi me të vërtetë e ka deklaruar atë që e ka thënë.

Në bazë të përgjigjes së Zaevit në një pyetje në lidhje me punën e Prokurorisë speciale publike, pa asnjë dëshmi, lideri i opozitës dhe prokurorja speciale, Katica Janeva, vendosen në lidhje të afërt, gjegjësisht Zaevi emërohet si mentor. Artikulli nuk ofron asnjë argument me të cilin do ta dëshmojë se Janeva punon në mentorimin e Zaevit.

Prirje për dimensione historike ka edhe mentori i saj, Zoran Zaev. Edhe ai edhe Katica Janeva veten e shohin dhe e përjetojnë si personalitete historike

Pa u futur në përmbajtjen e medies për të cilën ka dhënë intervistë Zoran Zaevi, shihet qartë se ky publikimi është bërë me qëllim të caktuar, me idenë për ta njollosur liderin opozitar, mirëpo edhe për ta nënçmuar dhe përqeshur, duke e akuzuar se është paraqitur në “ueb-faqe pornografike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button