Dy milionë emigrantë nga BE-ja, rritet presioni mbi Cameronin

Numri i punëtorëve emigrantë në Britaninë e Madhe, të ardhur nga vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian vazhdon rritjen, në kundërshtim me premtimet e qeverisë konservatore, për vënien nën kontroll të këtij fluksi.

Pikërisht ky numër rrezikon të verë në vështirësi kryeministrin britanik, David Cameron, në negociatat me Brukselin, për të ardhmen evropiane të Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu nënvizonin në të njëjtën linjë gazetat britanike me ndikim ”Times” dhe ”Daily Mail” në këto orë të përcaktuara si ”vendimtare” për Downing Street-in.

Këtë çështje të nxehtë kryeministri Cameron kërkon ta mbyllë gjatë samitit të sotëm dhe të nesërm të BE-së, për të zhvilluar më vonë referendumin mbi të ashtuquajturin ”Brexit”.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), gjatë vitit 2015 në Britaninë e Madhe mbërritën 215 mijë punëtorë të tjerë europianë, shumica nga Polonia dhe shtatë vende të tjera të Lindjes, duke e çuar në 2,04 milionë numrin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button