Dibranët dërgojnë në Qeveri peticionin kundër ELEM-it

Është nënshkruar peticion kundër iniciativës së ELEM-it, për të marrë afër shtatë metër kub ujë nga lumi Radika. Kështu do t’i ndryshohet lumit kahja e rrjedhjes së saj natyrore. 27 Organizata Jo-qeveriate dhe shumë qytetarë dibran kanë nënshkruar këtë peticion që ka arritur numrin 7000.

Lumi Radika për dibranët është burimi kryesor i ujit për pije por që shfrytëzohet edhe për vaditje të tokës. Nëse vendimi për marrje të ujit miratohet, ky vend do të përjetojë vdekje të florës dhe faunës së saj, thonë nga këshillit e organizaiv i peticionit të cilët thanë se nuk do të ndalen deri sa të ju pranohet kërkesa. 

 “Kemi ardhur në Qeverinë e Maqedonisë për ta dërguar peticionin e nënshkruar nga dibranët. Nga të gjithë dibranët pa përkatësi etnike dhe fetare, të gjithë janë bashkë. Dhe për ta dërguar këtu  zërin edhe të gjithë atyre dibranëve që janë jashtë atdheut që I kanë thënë dhe I thonë jo devijimit të Lumit Radikë. Shpresojmë që Qeveria do ta marrë parasysh këtë peticion. Në të kundërtën do të vazhdojnë protestat dhe do ti kërkojmë të drejtat tona në instancat ndërkombëtare. Diku rreth 7000 ka mbërri numrin dhe shpresojmë se do të mbërrij deri 10 000” , thotë Dritan Lleshi, kryetar i grupit organizativ të OJQ-ve dhe klubeve sportive.

Ndërkaq nga Këshilli komunal dhe Bashkësia e ujravë të Dibrës  thonë se është shkelur  ligji por ka edhe shkelje morale sepse nuk mund ti merren një vendi ujrat të cilat i ka dhuratë nga Zoti, pa pyetur. 

 “Jemi kundër devijimit të Lumit Radika i cili ka rrjedhë natyrore nëpër Dibër, dhe kalon në Shqipëri. Ky projekt që bëhet, projekti energjetik “Llokovsko Pole”, devijimin e lumit Vardar e çojnë në Vardar dhe e derdhin në Greqi. Me këtë shkelen konventat  ndërkombëtare për devijimin e ujrave por edhe Dibrës i bëhet dëm i madh ekologjik dhe jetësor” , deklaroi Bashkim Mashkulli, kryetar i këshillit të Komunës Dibër

“Kjo është një hendikep jashtëzakonisht I madh edhe pse qytetarëve të Dibrës ky ujë prej Zotit ju ka takuar prej kohësh, tani I merret pa asnjëfarë konsultimi e kompensimi. Ne jemi për t’u bërë këto projekte të realizohet vetëdevijimi i ujit. Absolutisht nuk tolerojmë që të devijohet në Vardar. Ne kemi ardhur sot në Qeveri dhe në Parlamentin e Maqedonisë por nuk do ta lëmë me kaq.  Kërkesat tona, dëshirat, ambiciet  do ti kërkojmë edhe në instancat më të larta ndërkombëtare” , thot Abdyl Koleci, kryetar i Bashkësisë së ujrave-Dibër

Ky reagim vjen pas paralajmërimit të ELEM-i që ujin e Lumit Radika të Dibrës, ta çojë në drejtim të liqenit të Mavrovës  në mënyrë artificiale, e më pas të derdhet në Lumin Vardar. Ky projekt do të financohet nga Banka Botërore. /Portalb
  

Lajme të ngjashme

Back to top button