Zonja Blair në hetim: Korrupsion 420 mijë stërlina me diktatorin e Maldiveve

Firma e saj mori 2 000 stërlina në ditë për të pëfaqësuar presidentin Abdulla Yameen

Ajo u pagua më shumë se 200 mijë stërlina nga i dyshuari për mashtrim dhe terrorizëm

Omnia Strategy mund të bëhet objekt i një hetimit anti-korrupsion

Yameen ka dënuar më 1 700 aktivistë të opozitës dhe krerë të partive rivale.

Disa lidhje të errëta financiare mes Cherie Blair dhe diktatori të korruptuar të një parajse fiskale e me rekorde të tmerrshme në shkeljen e të drejtave të njëriut mund të shohin dritën e fakteve.

Një firmë e themeluar nga bashkëshortja e Tony Blair, e cila trumpeton punën e saj për të drejtat e njëriut, ka marrë më shumë se 2 mijë stërlina në ditë për të përfaqësuar Abdulla Yameen, presidentin autokrat të Maldiveve.

Me  një lëvizje tepër të parregullt, firma është paguar më shumë se 200 mijë stërlina nga një i dyshuar për mashtrim dhe terrorizëm, tani i kërkuar nga Interpol, Allam Latheef Mohamed.

Si përfundim, kompania e zonjës Blair, Omnia Strategy, mund të bëhet objekt i një hetimi anti-korrupsion nga Zyra e Mashtrimeve të Rënda dhe Qeveria Amerikane.

Yameen ka dënuar më shumë se 1 700 aktivistë të opozitës dhe liderët e tre partive rivale, me “gjyqe farse”, sipas Amnesty International.

Një investigim i Daily Mail ka zbuluar se firma e zonjës Blair:

– Ka pranuar të punojë për 6 muaj për diktatorin Yameen për 420 mijë stërlina.

– Publikisht firma e zonjës Blair ka deklaruar se puna e saj ka qenë për të ndihmuar demokracinë dhe për të “përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien në vend” kur Omnia u punësua për të bërë PR –në e regjimit.

– U pagua 210 mijë stërlina nga Mohamed Allam Latheef, një biznesmen i akuzuar për korrupsion, trafik armësh dhe terrorizëm dhe përvetësimin e më shumë se 30 milionë stëlinave nga paratë publike.

–  Ka qenë i përfshirë në transaksionet financiare me Abdullah Zyaeth, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Latheef dhe është në gjyq i akuzuar për ideimin e vjedhjes së më shumë se 50 milioën stërlinave nga qeveria.

Një natë më parë, Omnia tha në një deklaratë se, e mori shumë seriozisht njoftimin që kishte marrë para nga një person tjetër dhe jo nga klienti i saj dhe se po e rishikonte me urgjencë pagesën.

Avokatët që përfaqësojnë viktimat e regjimit kanë bërë thirrje që lidhjet mes zonjës Blair dhe diktatorit të hetohet nga autoritetet në Britaninë e Madhe dhe Shtetete e Bashkuara të Amerikës për mashtrim financiar.

Njëri u shpreh: “Ashtu si të gjitha studio ligjore… Omnia është subjekt i ligjeve kundër pastrimit të parave, i cili kërkon që të bëjë kujdesin e duhur për njerëzit nga të cilët merr paratë”.

Firma e zonjës Blair u pajtua nga qeveria e Maldiveve verën e kaluar, sipas saj, për të promovuar demokracinë dhe transparencën.

Por disa dokumenta sekrete të siguruara nga Daily Mail tregojnë se roli i saj ishte për të këshilluar në “diplomacinë strategjike, trajnimin e mediave dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në media”, si dhe për të bërë PR, (marrëdhëniet pulike) gjatë betejës ligjore të regjimit me ish –presidentin Mohamed Nasheed, i cili pretendon se është rrëzuar me forcë nga posti në vitin 2012.

Nasheed, i përfaqësuar nga avokati Amal Clooney, u dënua me 13 vjet burg, në një gjyq që nga Amnesty International është cilësuar si “mashtrim”.

Zyra e zonjës Blair është komentuar në mediat britanike edhe për pagesën e marrë nga Qeveria Shqiptare, për të shqyrtuar dokumentat e arbitrazhit me kompaninë “Rapiscan” (shih rubrikën lajme të lapsi.al). E themeluar në vitin 2011, Omnia Strategy u bë burim debati kur u zbulua se ishte paguar 500 mijë stërlina për konsulencë ligjore nga qeveria shqiptare, pak pasi bashkëshorti i saj, Tony Blair ishte “punësuar” si këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Omnia Strategy është përfolur edhe për një kontratë të ngjashme me Azerbajxhanin, ku gjithashtu Tony Blair kishte siguruar një kontratë si këshilltar i presidentit autokrat Nursulltan Nazarbayev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button