Në Shkup nesër hapet shoping qendra “Kapitoll Moll”

Në Komunën e Aerodromit nesër edhe zyrtarisht do të hapet Qendra tregtare “Kapitol moll dhe rezidens”.

Qendra me një hapësirë prej 33.500 metrave katrorë, është investim i kompanisë  vendore “City Plaza DOO Shkup”.

Ky investim kap vlerën e 30 milion eurove ndërsa është përkrahur nga bankat vendore.

Qendra e shopingut “Kapitol Moll” përfshin 12.500 metra katror shoping qendër, 6.000 metra katror pjesë rezidenciale dhe 15.000 metra katror parking.

Gjithashtu në këtë qendër do të jenë të hapura shumë butiqe nga brendet e njohura vendore dhe të jashtme.

Lajme të ngjashme

Back to top button