Ndërpritet greva në burgun e Dubravës

Greva e të burgosurve në Burgun e Dubravës është ndërprerë.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës të cilët kanë thënë se pas bisedës me stafin menaxhues të Qendrës Korrektuese në Dubravë, është ndërprerë greva e 37 të burgosurve, e cila ishte e organizuar në pavijonin 4.

Sipas tyre, pas raportit final të mjekut është konstatuar se gjendja shëndetësore e grevisteve pjesëmarrës është stabile, transmeton Klan Kosova.

Shkas për këtë grevë ishte bërë mungesa e mjeteve dhe materialeve higjienike  ndërsa të burgosurit dje kishin refuzuar të merrnin edhe ushqimin ditor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button