Disa lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Nga ora 08:30 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Hristo Smirnenski” në pjesën  e rr. “Borka Talevski” deri në rr. “9-të Maji”, pjesa e cila kryqëzohet me rr. “Borka Talevski”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Borka Talevski” drejt fabrikës “Treska” në komunën Qendër.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 10:00, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Juzhnomoravski Brigadi” dhe “Sreqko Puzhalka” në komunën Gazi Babë, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 14:30. shfrytëzuesit e rajonit të Gazi Babës përballë Xhamisë së Jahja Pashës.
Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rr. “Novo Sellë” në pjesën  nga qendra drejt Lepenecit në komunën Karposh, ndërsa nga ora 13:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rr. “Nevena Georgieva” – Dunja” nr. 2, 4, 6 dhe 9, objektet e Trofej dhe Zllatna Kopaçka, si dhe një pjesë e shfryëtzuesve të rr. “Ulof Palme” në komunën Kisella Voda do të mbesin pa energji elektrike.
Ashtu siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat të Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrosistem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button