Shkëndija fillon sezonin pranveror me fanella të reja

Shkëndija fillimin e gjysmësezonit pranveror do ta presë me ‘look’ të ri. Për herë të parë në histori të klubit, arrihet marrëveshje sponsorizimi që skuadra të ‘vishet’ enkas nga një brend dhe prodhues i pajisjeve sportive. Drejtuesit e klubit 6-të muaj më parë arritën marrëveshje bashkëpunimi me prodhuesin italian të veshjeve sportive ‘Macron’, në një kontratë që parasheh furnizimin e gjithë kategorive të klubit me materialet e nevojshme. Veshjet e reja futbollistët janë duke i shfrytëzuar prej udhëtimit në fazën përgatitore që u zhvillua në Antalia të Turqisë, ndërsa pikërisht për shkak të dëshirës që fanella e re ‘kuqezi’ të prezantohet para vazhdimit të kampionatit në Ligën e Parë, në Turqi skuadra luajti me fanellën e tretë ku dominon ngjyra e kaltërt e errët, ndërsa ka edhe elemente me të kuq dhe bardhë.

Fanella e re zyrtare me ngjyrat tradicionale ‘kuqezi’ vjen me ndryshim në dizejn dhe vijat e deritashme vertikale, zëvendësohen me ato horizontale. Logoja e klubit njëjtë si më parë është e qepur, ndërsa në pjesën e djatthë të poshtme mund të shihet një ‘vulë’ e ‘bashkëpunimit’ Shkëndija-Macron. Ndërkohë në pjesën e epërme të prapme është qepur slogani i njohur i klubit, ‘Mbi të gjitha’.

Fanella e dytë do të jetë e bardhë, me një qark të kuq në mangë, jakë dhe në fund të fanellës, ndërsa gjithashtu mund të shihen nuansë e lehtë e kombinimit të vijave vertikale të bardha dhe të përhitura. Fanella e tretë tani më dihet, pasi është përdorur në ndeshjet kontrolluese në Antalia dhe të fundit me Vllazërimin (5:1) në Veles.
Përveç fanellave, futbollistët janë furnizuar me gjithë mjetet tjera të nevojshme që arrijnë në rreth 20-të artikuj për futbollist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button