Etiketa të kaltërta për Janevën

[Recension: Katica Janeva në aksion për shpëtimin e Zaevit]

Në tekstin që e recensojmë prej fillimit deri në fund dominton qëllimi që të spinohet dhe të politizohet paraqitja e Prokurorisë speciale publike (PSP), madje edhe me çmim të diskreditimit të vet profesional. Duke filluar nga titulli senzacionalist dhe tendencioz: “Katica Janeva në aksion për shpëtimin e Zaevit”, e deri te fotografia që është fotomontazh i pahijshëm dhe pjesa hyrëse që u referohet thashethemeve, kemi një përmbajtje me qëllim politik që është plasuar për ta shtrembëruar realitetin dhe për të manipuluar me qytetarët.

http___kurir.mk_makedonija_vesti_kLinku deri te artikulli origjinal: Katica Janeva në aksion për shpëtimin e Zaevit

Data dhe koha e publikimit: 12.02.2016 14:04

Data e recensionit: 16.02.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

TË NJOLLOSET PSP-ja

Në fakt, kemi shembull klasik të spinimit.

Me kërkesën për tërheqjen e rastit “Mita”, ditën e njëjtë kur PSP-ja dhe Janeva në konferencën për shtyp treguan një anshmëri të paparë deri tani dhe e paralajmëruan aksionin e parë nën emrin “Titanik”, është krejtësisht e qartë se Janeva vendoset plotësisht në dispozicion të Zaevit, në përpjekjen për ta pastruar liderin e LSDM-së nga kontratat korruptive për të cilat është i dyshuar, e për të cilat ka dëshmi të pakontestueshme.

Kjo përmbajtje nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë objektive, faktet, burimet, të vërtetën… Qëllimi i sah është ta kthejë vëmendjen e publikut në drejtimin që i përgjigjet intereseve të partisë në pushtet. Si dhe ta diskreditojë PSP-në dhe prokuroren publike Katica Janeva, duke i ngjitur etiketa të kaltërta (opozitare).

PANIK MORAL

Me një prezantim krejtësisht joobjektiv të ngjarjes që përshkruhet, pa argumente krijohet njëfarë paniku ndërmjet qytetarëve se me paraqitjet e PSP-së, gjoja, janë rrezikuar disa institucione shtetërore (Këshilli i prokurorëve publikë)

…PSP-ja u paraqit me kualifikime politike dhe e sulmoi Këshillin e prokurorëve publikë, organ i cili është i obliguar ta kontrollojë punën e saj (Janevës, v.j.). Me këtë, Katica Janeva, tregoi mosrespektim klasik të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë, duke u vendosur mbi to dhe vetes i dha të drejta të cilat nuk i ka askush në këtë vend.

Ky është edhe një tekst që është vënë në fuknsion të një fushate të orkestruar mediatike që zhvillohet kundër Janevës dhe institucionit të PSP-së, e që kа për qëllim realizimin e interesave të caktuara politike të partisë në pushtet. Artikujt e këtillë nuk kanë lidhje me gazetarinë profesionale dhe e komprometojnë rolin e saj në shoqëri. Parimet themelore të gazetarisë së drejtë еtike kërkojnë që faktet të jenë të pakontestueshme, ndërsa obligim i gazetarit është që ato t’i vendosë në kontekst të drejtë dhe të transmetojë informatë të saktë dhe precize, e jo ta shtrembërojë të vërtetën. Ashtu siç është bërë në këtë publikim mediatik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button