“Nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike”

Organizatat jo qeveritare: Qendra maqedonase për edukim evropian, Komiteti i Helsinkut, OJQ Infoqendra, Fondacioni Shoqëri e hapur, Transparenca, Fondacioni “Metamorfozis” dhe Instituti për të drejtat e njeriut kanë bërë një analizë juridiko-politike të bazuar në tre pjesë, raporton Portalb.

Te tre pjesët janë të ngjashme me letrën e ambasadorëve Orav dhe Bejli drejtuar kryeministrit aktual Dimitriev dhe partive politike; Pjesa e parë ka të bëjë me Rregulloren zgjedhore, e dyta me mediat dhe pjesa e tretë me ndarjen e partisë nga shteti.

Nga analiza OJQ-të kanë sjellur përfundimin se nuk ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike. Me qëllim që tu iket skenareve të këqija dhe me qëllim që të krijohen zgjedhje fer dhe demokratike OJQ-të rekomandojnë këta pika:

  1. Duhet t’i lihet hapësirë kohore e KSHZ-së që të mund t’i punësojë kandidatët më të mirë.
  2. Duhet të sigurohet kornizë reale kohore për pastrimin e tërësishëm të Listës zgjedhore.
  3. Është e nevojshme sigurim i kornizës juridike, precize dhe procedurë të rregullt për pastrimin e Listës zgjedhore.
  4. Është urgjencë marrëveshja për punën e mediave, për të siguruar informim objektiv dhe shanse të njëjta për të gjitha partitë politike në shpalosjen e programeve të tyre politike dhe inkurajimin e debatit politik.
  5. Janë të nevojshme masat për hetim dhe dënim të shkelësve paraprak të rregullores zgjedhore ose vepra tjera penale kundër zgjedhjeve, si dhe masa konkrete për ta shtetin nga partia dhe ndalimin e presioneve, kërcënimeve të resurseve publike për qëllime partiake.
  6. Është e domosdoshme vendosja e kontrolleve gjyqësore dhe parlamentare ndaj DSK-së dhe krijimin e mundësive për punë të pandalshme të Prokurorisë special, e cila ka rol kyç në aplikimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente, si dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button