300 kg tritol për shembjen e pallatit të Bashës

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të kryejë shpërthimin e “pallatit të Bashës” brenda ditës së premte. 

Kanë nisur të dëmtojnë strukturën e pallatit 8-katësh në zonën e Ujit të Ftohtë Vlorë, për të cilin është marrë vendimi për shembjen e tij.

Ekspertët xhenierë, të ardhur nga Tirana, kanë hapur mbi 1500 vrima për vendosjen e lëndës shpërthyese për shembjen e godinës së kompleksit “Jon”.

Për shembjen e pallatit 8-katësh pritet të përdoret një sasi prej 300 kg tritoli.

Lajme të ngjashme

Back to top button