Bukuria shqiptare nëpër botë (video)

Krahas përfaqësimit të shqiptarëve përmes sportit e muzikës, sot botërisht njihet bukuria shqiptare. Kjo falë një numri të konsiderueshëm të femrave që kanë shënuar suksese në botën e modës.

Shumica prej tyre, të dala nga spektakle të vogla të modës në vend, kanë arritur të bëhen pjesë e spektakleve më të mëdha në botë.

Diana Avdiu nisi karrierën e saj si modele pikërisht në Kosovë. Me shumë ndrojtje dhe pa siguri, ajo ia doli të shndërrohet në modelen e preferuar të shumë kompanive të mëdha në botë.

Miss Kosova Univers ishte titulli që i duhej për të prezantuar vendin e saj në botë. Mezi u bind të bëhej pjesë e saj, por sukseset që do t’i vinin më pas tregojnë që ajo do të bënte gabimin më të madh në karrierën e saj, nëse s’do të merrte pjesë.

Diana tregon për emisionin “SOT” në KTV se për të arritur të vërehej në messin e rreth 100 vajzave që konkurojnë për më të bukurën e universit, kërkonte shumë punë e përkushtim.

Kompania e njohur e modeleve e Donald Trumpit, është ajo që sot e asaj kohe ka në menaxhim bukuroshën kosovare.
Miss fotogjenia në Miss Univers është titulli që Diana vazhdon ta ketë në fuqi, pasi që është dhënë vetëm tri herë në historinë e këtij spektakli dhe pas Dianës nuk e fitoi më askush tjetër.

Diana ia doli të gjindej mirë në Amerikë, ndonëse fillimi ishte i vështirë, duke qenë e vetme e pa asnjë të njohur atje.
Amerika është vendi që po plotëson ëndrrën edhe të një tjetër shqiptareje. Serena Bucaj, në fillim të këtij viti, arriti të marrë kurorën e më të bukurës së New Yorkut. Kjo do t’i mundësojë asaj të prezantohet në ngjarjen e madhe të bukurisë, Miss USA.
Serena prejardhjen e ka nga Puka e Shqipërisë. Jeta e dërgoi familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend i cili duket se ka shumë për t’i ofruar asaj.

Titulli i Miss New York s’ka qenë i rastësishëm për Serenën. Ajo kishte punuar disa vite me radhë për ta fituar këtë spektakël.
Kjo fitore sigurisht që ka kërkuar shumë sakrifica. Kryesisht ato kishin të bënin me ndryshimet e mënyrës së jetesës. Ushqimi ka qenë gjëja e parë që ka menduar Serena, kur është zgjuar nga gjumi, në mëngjesin e parë pas spektaklit.

Profili i saj në Facebook ka qenë i mbushur me urime të shumta nga të gjithë. Shqiptarët në gjithë botën i tregonin asaj se sa krenarë e kishin bërë të ndihej me këtë fitore. Për të, kjo përkrahje ishte shumë e vlefshme.

Egzonita Ala ishte shqiptarja e parë që kishte titullin Miss Gjermania, në vitin 2014. Kur erdhi koha të dorëzonte kurorën, atë e rrëmbeu një tjetër kosovare. Ajo është Albiona Muharremaj, vajza 20 vjeçare me prejardhje nga Suhareka.

Me përfaqësimin e saj në Miss World, që u mbajt në dhjetor të 2015-ës, ajo arriti të marrë disa oferta që i ndihmojnë sot për të siguruar kontrata me kompani të ndryshme.

Intervistën e KTV-së me bukuroshet shqiptare mund ta shikoni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button