Ademi: Sot e tutje duhet të punojmë 24 orë në ditë

Shefi i shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani dhe anëtarë tjerë të shtabit qendror dhe funksionarë partiak sonte kanë marrë pjesë në hapjen e shtabit komunal në komunën e  Studeniçanit.

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi tha se të gjitha strukturat e BDI-së punojnë që fitorja në zgjedhjet e prillit të jetë më e madhe.

“Kryetari i BDI mbetet lideri i vetëm te shqiptarët që gëzon respektin më të madh. Vizioni i liderit tonë nuk zbehet  dhe përkundër të gjitha atakeve që i marrim nga të gjitha anët. Ky është lajm negativ për të gjithë ata që na sulmojnë, ne duhet të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe sot e tutje duhet të punojmë 24 orë në ditë. Këto sulme që do të mundohen të na zbejnë imazhin do të vazhdojnë. Kjo strukturë është e ndërtuar që nga viti 1981 e jo nga 2002 ne do të duhet të vazhdojmë të bashkuar”, tha Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button