Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë vendin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë me vranësira mesatare. Nga këto vranësira pritet që të krijohen kushte për reshje të shiut, para se gjithash në pjesën perëndimore të vendit. Të njëjtat do të fillojnë në mëngjes dhe ngadalë-ngadalë do të “largohen” nga kjo pjesë. Pjesa lindore edhe pse do të jetë me vranësira, ka gjasa të vogla që të përfshihet nga reshjet e shiut, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri më 9 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 14 deri më 21 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me reshje të dobëta të shiut gjatë mesditës. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri më 8 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 21 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button