Presidenti Erdogan: Nëse po na testoni durimin, dijeni që i erdhi fundi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se në rast se qëllimi është të testohet durimi i vendit të tij, atëherë le të dihet mirë se atij kufiri i ka ardhur fundi.

“Ne s’do të lejojmë kurrë hapat provokuese dhe faktet e kryera, që organizata terroriste, PYD, po përpiqet të jetësojë në qytetin Halep të Sirisë. Nuk mund të heshtim dhe s’do të heshtim ndaj situatave ‘de fakto’, të cila, pavarësisht Turqisë, kërkohen të krijohen në rajon”, tha ai.

Turqia, vijoi Erdogan, nuk e ka luksin që t’i mbikëqyrë nga larg, siç mund të bëjnë vendet e tjera, politikat e ndjekura nga PYD-ja, që është zgjatimi në Siri i organizatës terroriste dhe separatiste, PKK.

“Sensibiliteti ynë në lidhje me zhvillimet përtej kufijve tanë, në Siri, është i njëjtë me atë në luftën, që ne vijojmë brenda kufijve të Turqisë nga aspekti i tërësisë territoriale dhe i unitetit të kombit tonë”, paralajmëroi lideri turk.

“Për sa i përket gjendjes në Siri, Turqia është në pozitën e vetëmbrojtjes. Pra, çdo gjë që ne bëjmë dhe çdo hap që ne hedhim është i ligjshëm. Të gjithë ata, të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë dhe nuk e respektojnë këtë ndjeshmëri, në një mënyrë apo tjetrën do ta paguajnë shtrenjtë këtë”, nënvizoi Erdogan.

Presidenti turk rikujtoi se marrëdhënia ndërmjet PKK-së dhe PYD-së është e njëjtë me atë mes Frontit al-Nusra dhe Al-Kaidas, ndërsa i drejtoi administratës së SHBA-ve një tjetër apel: “E kam të vështirë ta kuptoj. A jemi ne miku juaj apo mos vallë kjo organizatë terroriste?”

Mes të tjerash, Erdogan vuri në shënjestër të kritikave të tij edhe Moskën zyrtare duke nënvizuar se Rusia, e cila po bombardon popullatën civile në Siri, po kryen në mënyrë flagrante krime lufte në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button