Bombarduesit rusë pranë hapësirës ajrore britanike, reagon Londra

Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se ka dërguar dy avionë Typhoons të Forcave Ajrore për të paralajmëruar dy bombardues rusë të cilët i ishin drejtuar hapësirës ajrore britanike, transmeton Top Channel.

Pas alarmit të sigurisë që u dha të mërkurën pasdite, dy avionët janë nisur nga baza e Forcave Ajrore “Coningsby” në Lincolnshire.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore tha se situata ishte duke ndodhur dhe kjo nuk ishte një gjë e pazakonshme, pasi avionët Typhoons janë në gatishmëri pas çdo alarmi që jepet.

Hapësira ajrore britanike përfundon 12 milje nga vija bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo nuk është hera e parë që avionët britanikë iu shfaqen përpara atyre rusë në këto 12 muajt e fundit, pasi kjo ka ndodhur disa herë.

Në nëntor dy avionë rusë Tu-160 u shoqëruan nga avionët britanikë pasi ishin duke fluturuar mbi Atlantik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button